FOTO/ Qytetari sfidon shtetin hapur, pozon te parcela me kanabis dhe ankohet për motin

FOTO/ Qytetari sfidon shtetin hapur, pozon te parcela me kanabis dhe ankohet për motin

17:00, 22/07/2019
A+ Aa A-

Të gjithë i druhen policisë, por jo ky shqiptar që ju sjellim më poshtë.

Ai e tregon në publik se ku ndodhet teksa shfaqet në një parcelë të mbjellë me kanabis.

“S’po bie shi fare”, shkruan mbi foto qytetari që në rrjetet sociale ka emrin Giulio Nadia Luku, duke u ankuar kështu për motin e thatë e të nxehtë, i cili nuk i bën mirë bimës narkotike.

Ndërkohë që krahas këtij postimi bie në sy një koment që mund të zbulojë edhe vendin se ku është shkrepur fotoja dhe ku ndodhet parcela.

“Znupi paske fillu kultivimin e hashashit ne itali”, shkruan dikush krahas fotos, duke nënkuptuar kështu që Giulio e ka publikuar foton nga Italia.

Gjithësesi, vendi se ku është bërë fotoja nuk dihet ende me saktësi dhe nëse qytetari thjesht ka qenë kalimtar aty apo ka lidhje me kultivimin e lëndës narkotike.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco