Tronditet Klosi/ 50-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur pranë banesës

Tronditet Klosi/ 50-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur pranë banesës

22:12, 21/07/2019
A+ Aa A-

E dielë tronditëse për banorët e bashkisë së Klosit. Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Sipas raportimeve nga policia lokale,  50-vjeçari me iniciale M.H. është vetëvarur në afërsi të banesës së tij, në një pemë.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur dhe kanë njoftuar policinë.

Grupi hetimor i kryesuar nga prokurori Abaz Muça ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që e çuan 50-vjeçarin drejt vetëflijimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco