Le hapur derën e urbanit dhe rrëzon fatorinon/ Arrestohet shoferi

Le hapur derën e urbanit dhe rrëzon fatorinon/ Arrestohet shoferi

19:26, 21/07/2019

Një shtetase, me detyrë fatorino e urbanit të Unazës në Durrës ka përfunduar në spital, pasi është rrëzuar nga urbani.

Policia bën me dije se drejtuesi i autobuzit, shtetasi S.K., 52 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës është vënë në pranga, pasi ka lëvizur me derën e mjetit të hapur.  

"E plagosura shtetasja S.T, 50-vjeç është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat dhe nga testi i alkoolit rezultoi të ishte në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësore, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe " Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco