39-vjeçari i varur nga heroina, mos e bëni, humba familjen tani lyp dhe mashtroj

39-vjeçari i varur nga heroina, mos e bëni, humba familjen tani lyp dhe mashtroj

14:03, 21/07/2019
A+ Aa A-

Genci është një 39-vjeçar nga qyteti i Pogradecit dhe prej 26 vitesh është përdorues i lëndëve të forta narkotike. Për herë të parë marijuanën e provoi në moshën 13-vjeçare, e cila me vonë u zëvendësua nga heroina. Për shkak të drogës 39-vjeçari ka humbur të gjithë familjen e tij.

“Heroinën vazhdoj ta marr deri në tre doza në ditë. Kam tre fëmijë, të rritur, 17 vjeçe është e madhe, 13 dhe 11 e vogla. Jetojnë në Francë. Kam humbur familjen, nënën, vajzat e mia”, rrëfen Genci.

Ai tregon se për të siguruar paratë për drogën është kthyer ne lypës e mashtrues, por nga ana tjetër ka edhe një mesazh për të rinjtë.

“Unë lyp, mashtroj shokët. Mashtroj për drogën, një dozë heroinë kushton 5 mijë lekë. Dua t’i them komplet rinisë, të mos drogohen, se ua jap këtë mesazh duke menduar si për vetent ime”, thotë ai.

Vetëm në qytetin e Korçës ne Qendrën e trajtimit te përdoruesve çdo dite marrin metadon afro 100 persona. Vitet e fundit ka pasur disa raste me pasojë vdekje për shkak të overdozës./Vizion +/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco