Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Sekuestrohen 50 doza kokainë, prangoset elbasanlliu

Sekuestrohen 50 doza kokainë, prangoset elbasanlliu

11:11, 21/07/2019
A+ Aa A-

Policia ka sekuestruar gjatë një operacioni të koduar "Bradasheshi" 50 doza kokainë, aparate celulari, një automjet dhe një shumë parash, ndërsa ka arrestuar 39- vjeçarin me inicialet E.R.

Sipas policisë në afërsi të fshatit Hajdaran të Elbasanit  gjatë kontrollit  fizik dhe në automjetin në të cilin lëvizte 39-vjeçari policia gjeti dhe sekuestroi dozat e kokainës, 7 telefonat dhe 20 000 lekë të reja, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco