Grabitje dhe trafik droge/ 11 të arrestuar në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

Grabitje dhe trafik droge/ 11 të arrestuar në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

16:05, 20/07/2019
A+ Aa A-

Karabinierët e Romës kanë arrestuar 11 persona, të cilët kryenin aktivitete të paligjshme si vjedhje apo trafik droge.

Katër vetë u arrestuan në flagrancë në stacionin Termini në Romë, nën akuzën e vjedhjes së rëndë.

Hetuesit vunë re se 4 persona bënin veprime që ngjallnin dyshime dhe pas verifikimeve që kryen, arritën të dokumentojnë vjedhjet dhe arrestojnë përgjegjësit, shkruajnë mediat italiane.

Arrestime u kryen edhe për tregti të drogës ku në pranga kanë përfunduar një 17-vjeçar italian nga Roma dhe 2 shqiptarë të moshave 20 dhe 21 vjeçe. Të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndën narkotike në sheshet e Romës.

Karabinierët sekuestruan gjithashtu heroinë dhe kokainë.

Në pranga pëfundoi edhe një grua italiane për evazion fiskal. Hetimet po vazhojnë për raste kriminale të ngjashme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco