Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kujdes në rrugë/ Tani policia ta sjell gjobën me postë në shtëpi

Kujdes në rrugë/ Tani policia ta sjell gjobën me postë në shtëpi

13:00, 20/07/2019
A+ Aa A-

Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës, Mitat Tola në një prononcim për gazetarët tha se policia ka marrë masa që të garantojë lëvizje sa më pa probleme për të gjithë ata qytetarë që udhëtojnë drejt destinacioneve turistike.

Sipas tij, masat janë marrë që në muajt prill e maj, ndërsa për të garantuar sigurinë e mjeteve policia rrugore ka angazhuar edhe shërbime shtesë, kryesisht në akset që të çojnë drejt plazheve.

 ‘Sezoni ka filluar tashmë, edhe ne kemi filluar herët me masat përgatitore, që në muajt prill- maj. Polica rrugore është e vendosur në të gjithë akset rrugore, kryesisht në zonat turistike. Jemi të përqendruar dhe kemi shërbime shtesë. Monitorojnë trafikun, ndërhyjmë për zhbllokimin e tij dhe bëjmë kujdes që drejtuesit të mos i shkelin rregullat’,- tha ai.

Ndër shkeljet më të shpeshta gjatë këtyre kohëve, Tola renditi shpejtësinë, konsumimin e alkoolit.

Ai tha ndër të tjera, se një risi e këtij sezoni ka qenë edhe dërgimi i gjobave në adresën e shkelësit.

 ‘Ka filluar të bjerë numri i masave me ndalim. Janë rritur masat e gjobave në mungesë që tani i dërgojmë me postë në shtëpinë e qytetarëve’.

Por, pavarësisht masave të marra, Tola renditi edhe disa prej akseve ku ka problematika dhe trafik të rënduar.

 ‘Akset më problematike janë autostrada Tiranë-Durrës, pjesa e Gjirit të Lalzit, pjesa nga Durrësi në drejtim të Vlorës, Fieri ka njëfarë lehtësimi për shkak të by pass-it. Problematike mbetet zona e Vlorës dhe Sarandës. Pjesë problematike është edhe Fushë-Kruja për shkak të punimeve rehabilituese që po ndodhin në hyrje të qytetit’,- tha Tola, ndërsa rekomandoi pushuesit që zgjedhin jugun të kalojnë nga Elbasani që të mos mbeten në trafikun e Durrësit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco