Bllokohet në Itali, anija shqiptare

Bllokohet në Itali, anija shqiptare

09:11, 20/07/2019
A+ Aa A-

Një anije shqiptarë është bllokuar në Itali.

Bllokimi i anijes ‘Rafaelo-I’ është bërë në portin e Ravenas.

Siç shkruajnë mediat italiane, bllokimi i anijes me një ekuipazh prej 8 personash është bërë pas një kontrolli të ekspertëve të portit dhe rojes bregdetare.

Gjatë kontrollit, roja bregdetare ka vënë re mangësi të shumta në anije dhe ka vendosur bllokimin e saj, shkruan SYRI.net.

Është njoftuar edhe administrata detare e Shqipërisë dhe regjistri i kualifikimit të anijeve dhe pritet edhe ndërhyrja e tyre, për rivendosjen e menjëhershme të kushteve të sigurisë.

Pasi të plotësohen mangësitë, anija do të lihet e lirë për të lundruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco