Detajet/ Arrestohet shqiptari, u kap me kokainë në makinë

Detajet/ Arrestohet shqiptari, u kap me kokainë në makinë

21:25, 19/07/2019
A+ Aa A-

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme një shtetas shqiptar në qytetin e Volosit në Greqi, pas sinjalizimit se ky i fundit posedonte lëndë narkotike.

I ndaluari është një 39 vjeçar shqiptar në makinën e të cilit gjatë një kontrolli u gjetën 950 gram kanabis, si dhe 52,3 gram kokainë.

Sipas policisë ai do ta shpërndante drogën në ishujt e Greqisë.

Shqiptari është dërguar në Prokurorinë e Volos, dhe mbi të rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco