Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Arsyet në brendësi/ Shkarkohen nga detyra shefi i komisariatit dhe 3 punonjës policie

Arsyet në brendësi/ Shkarkohen nga detyra shefi i komisariatit dhe 3 punonjës policie

18:28, 19/07/2019
A+ Aa A-

Arsyet në brendësi/ Shkarkohen nga detyra shefi i komisariatit dhe 3 punonjës policie

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokuorinë e Rrethit Elbasan kanë pezulluar soit nga detyra shefin e Komisariatit të Çërrikut dhe 3 punonjës policie të cilët akuzohen se kanë publikuar fotot e arsenalit të armëve që u kapën disa ditë më parë në Elbasan gjatë një operacioni të RENEA-s

SHÇBA Elbasan ekzekutoi vendimin e Gjykatës se Elbasanit vendosi masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të detyrës, në mungesë”, si persona të dyshuar për veprat penale të parashikuar nga nenet 248 dhe 259/a/3 të Kodit Penal për ta.

Ngjarja për të cilën akuzohen punonjësit e Policisë ka të bëjë me arsenalin e armëve të sofistikuara që u gjetën gjatë një operacioni policie në një magazinë në Elbasan.

Aksioni është ndërmarrë më 1 korrik, ndërsa dyshohet se armët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal të kësaj zone.

Magazina në të cilën u sekuestruan armët ndodhej në aksin Elbasan-Papër.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco