Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Po grabisnin banesën, ‘skifterët’ shqiptarë arrestohen në flagrancë

Po grabisnin banesën, ‘skifterët’ shqiptarë arrestohen në flagrancë

21:17, 18/07/2019
A+ Aa A-

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilët kishin tentuar të grabisnin një shtëpi në Romë/

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të enjte.

Sipas mediave italiane, shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, rreth moshës 42 dhe 40 vjeç, tentuan të ngjiteshin në ballkonin e një apartamenti në katin e parë dhe me mjete të tjera të forta thyen derën e shtëpisë, duke hyrë brenda në banesë.

Menjëherë pas denoncimit të bërë nga një banor i lagjes, policia mbërriti në shtëpinë e romanit, duke e gjetur atë në rrëmujë totale, ndërsa dy shqiptarët u arrestuan në përpjekje për t’u larguar.

Dy shqiptarët janë shoqëruar në në komisariat, në pritje të vendimit të gjykatës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco