Kanabis përreth banesës, kallash në shtëpi, pranga 54-vjeçarit në Vlorë

Kanabis përreth banesës, kallash në shtëpi, pranga 54-vjeçarit në Vlorë

10:22, 18/07/2019
A+ Aa A-

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi kultivoi lëndë narkotike rreth banesës së tij.

Gjatë operacionit policor "Velçë" u arrestua shtetasi me iniciale G.J.

"Nga kontrolli i banesës dhe këqyrja e territorit përreth, shërbimet e policisë kanë konstatuar të mbjella disa fidanë narkotikë, si dhe në vijim të kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 1.5 kilogramë kanabis sativa dhe një armë zjarri automatik model 56,"-raportoi policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco