I morën ryshfet pronarit të një hoteli, prangosen 2 inspektorëve të bashkisë Shkodër

I morën ryshfet pronarit të një hoteli, prangosen 2 inspektorëve të bashkisë Shkodër

11:20, 17/07/2019
A+ Aa A-

Dy inspektorë të taksave në bashkinë e Shkodrës janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas policisë në pranga janë vënë inspektorët Bledar Plori dhe Isa Mandija, ndërsa në kërkim është shpallur Denis Hoxha.

Arrestimi i tyre është bërë pasi me akuzën e korrupsionit, pasi në këmbim të ryshfetit kanë favorizuar një hotel duke mos deklaruar numrin real të dhomave.

"Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qënë në pozicionin e inspektorit të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, ku me anë të falsifikimit të dokumenteve kanë shpërdoruar detyrën dhe në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt (hotel) në plazhin Velipojë, kanë favorizuar këtë të fundit duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër", sqaron policia.

 Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për pronarin e hotelit, shtetasin  P. A., 36 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave".

 Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprat penale “Shpërdorim detyre“, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“, “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Fshehja e të ardhurave".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco