I pashpirt dhe mizor: i biri në Lushnjë qëllon babanë me sëpatë, 67-vjeçari në gjendje të rëndë

I pashpirt dhe mizor: i biri në Lushnjë qëllon babanë me sëpatë, 67-vjeçari në gjendje të rëndë

09:27, 17/07/2019
A+ Aa A-

Pashpirtësi dhe mizori: një djalë 30 vjeç, Dritan Veliu, ka qëlluar me sëpatë babanë e tij Kujtim Veliu dhe ka tentuar të arratiset. Babai ndodhet në spital në gjendje të rëndë, kurse autori u arrestua nga Policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në qytetin e Lushnjës për motive të dobëta.  Pasi ka goditur babain, shtetasi D.V është larguar nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.

Shtetasi K.V ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco