Gjendet i varur në oborr një 65-vjeçar: edhe kjo ndodhi në Selenicë

Gjendet i varur në oborr një 65-vjeçar: edhe kjo ndodhi në Selenicë

08:23, 17/07/2019
A+ Aa A-

Policia njoftoi se sot, më datë 17 korrik 2019, rreth orës 7:07, në Selenicë të Vlorës, për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65 vjeçari S. N.

Nga hetimet dhe kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Më herët, në orën 6:00, në një familje në Selenicë ndodhi shpërthimi i një bombole gazi, që plagosi rëndë Rexhep dhe Mimoza Selimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco