Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

ALO AKSIDENT! Flet eksperti: Janë shtuar 'pikat e zeza' në rrugët e vendit, 10-15 aksidente në ditë

ALO AKSIDENT! Flet eksperti: Janë shtuar 'pikat e zeza' në rrugët e vendit, 10-15 aksidente në ditë

23:41, 16/07/2019
A+ Aa A-

Në rrjetin rrugor shqiptar janë të shumta pikat e zeza të identifikuara si nyjet ku është regjistruar numri më i lartë i aksidenteve me vdekje. 

Sipas ekspertit rrugor, Fisnik Ziçishti, duhet ndërhyrja urgjente e organeve kompetente.

“Një pjesë e rrugëve janë rregulluar por prapë kemi pika të zeza në të cilat duhen urgjent ndërhyrja e organeve kompetente. Pikat e zeza janë të disata në vendin tonë në të gjithë territorin e vendit. Me problematiket jane autostradën Tiranë-Durrës, dhe pikërisht duke filluar segmenti rrugor nga Vora në drejtim të Durrësit, që është në tërësi një pikë e zezë nga Kamza deri në Fushë Krujë dhe nga Miloti deri Shkoder, ku ka shumë aksidente të regjistruara, duke filluar nga Durrësi kemi unazën e Durrësit ne te cilen aksidentet jane te shumta, kemi aksin rrugor Lushnje-Fier, kryqëzimi i Krutjes dhe ne aksin rrugor Gjirokaster-Kakavije ne ever so te Dervicianit. Juglindja paraqitet me ndryshe por probleme ka, kryqëzimi i Maliqit so I Plasës që lidh Devollin me Korçën që kërkojnë ndërhyrje urgjente“, shprehet eksperti rrugor Fisnik Ziçishti. 

Sipas tij, “Problematika është për tre faktorë; faktori njeri, automjet dhe rrugë. Por pa harruar edhe kryqëzimet. Drejtuesit e mjetit nuk mbajnë distancën e sigurise mes njëri-tjetrit, ecin me shpejtësi”.

Eksperti vijon më tej teksa thotë se, “drejtuesit e automjeteve kanë vetekënaqësi të tepruar në timon dhe nuk zbatojnë kërkesat e Kodit Rrugor”.

"Vetëm në Qendrën Kombëtare të Urgjencës, nga Janari deri në Qershor janë regjistruar afro dy mijë thirrje vetëm për aksidente. Kemi 10-15 aksidente në ditë, për fatin e mirë jo të gjitha me kode të zinj, me vdekje", shprehet Ziçishti. 

Referuar të dhënave të INSTAT, nga janari deri tani numërohen mbi 800 persona të aksidentuar. Afro 15 prej tyre humbin jetën gjatë një muaji.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco