Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Më vranë burrin’/ Shqiptarja rrëfen vuajtjet në kampet siriane

‘Më vranë burrin’/ Shqiptarja rrëfen vuajtjet në kampet siriane

21:47, 16/07/2019
A+ Aa A-

Një 24-vjeçare nga Prishtina dëshiron të kthehet sërish në Kosovë. Ajo iu bashkua burrit të saj në Siri, por tashmë ai nuk jeton më.

Edina ka kontaktuar me Radio Evropa e Lirë, ku i ka treguar edhe kushtet e rënda në kampin Al-Nisa në Siri.

Ajo shprehet:

Këtu në këtë vendin, në këtë kampin ku jemi ne, që na kanë nxjerrë prej burgut, quhet Al-Nisa, Koban. Edhe këtu tash për tash është një motër shqiptare, këtu me mua, një motër maqedonase me çikën e vetë edhe çikën e çikës së vetë edhe unë kosovare. Kushtet janë shumë të këqija, shumë, tmerr i gjallë. Na kanë lënë nëpër kampe nga 100 veta të plagosur. Edhe as nuk ka ushqime edhe as nuk ka ujë të mjaftueshëm. Na japin ujë të nxehtë për të pirë.

Edina 24 vjeçe është në pritje për t’u kthyer në Kosovë, por asnjë nga institucionet nuk ka kontaktuar për ta kthyer atë dhe shumë femra të tjera në vendlindje.

Edina shton:

Kurrfarë kontakti unë nuk kam pasur më herët. Para një jave kam dalë nga burgu. Kam qenë në Koban, nëntokë në burg kemi qenë. Tash me erdhi mundësia për të folur me ju. Ne nuk kemi kurrfarë kontakti me askënd tjetër”, thotë ajo, duke ndërprerë bisedën për shkak të frikës së mund ta dëgjojë dikush. Po e ndali më mirë. Kaq, unë s’mund të flas më shumë. Na bëni hallall.

Ndërkohë Koordinatori Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, Fatos Makolli, është shprehur se institucionet do të ndërmarrin  masat e nevojshme konform rrethanave dhe mundësive.

Ndërkohë Shpat Balaj nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, tha se luftëtarët që janë në burgje në Siri paraqesin rrezik për shoqërinë Kosovare.

Kujtojmë këtu se Kosova ka kthyer 110 shtetas nga Siria në fund të prillit, ndërmjet tyre 32 gra, 74 fëmijë dhe 4 luftëtarë të huaj. Burimi: REL

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco