Incidenti që i mori jetën 25-vjeçares/ Specialistët e udhëtimeve këshillojnë: Jo të vetëm në kanione!

Incidenti që i mori jetën 25-vjeçares/ Specialistët e udhëtimeve këshillojnë: Jo të vetëm në kanione!

18:56, 16/07/2019
A+ Aa A-

Specialistët ngrenë shqetësimin se rreziqet që kanosen gjatë eksplorimit të kanioneve apo shpellave janë të larta, ndaj këshillojnë marrjen e një shoqëruesi, qoftë edhe lokal, për të shmangur çdo fatkeqësi të mundshme.

Pas ngjarjes ku një 25-vjeçare mbeti e vdekur në Kanionet e Holtës, specialistët këshillojnë turistët që në aventurat e tyre të mos rrezikojnë jetën.

Sipas tyre, në çdo destinacion ata duhet të kenë të paktën një shoqërues lokal që njeh terrenin dhe veçoritë e klimës.

"Është gjithmonë më mirë  të kenë një person të zonës që ti drijtojë. Në momnentin që shfaqet një rrezik të jetë ai që ta menaxhojë", thotë për Ora News Marjana Çerekja.

Sportet e natyrës janë një trend i ri në vendin tonë dhe sipas ekspertëve, shqiptarët pavarësisht dëshirës për të njohur destinacionet e reja, nuk e kanë ende informacionin e duhur për shmangien e rreziqeve.

Specialistët këshillojnë marrjen e informacionit paraprak për terrenin që do të vizitohet përpara nisjes për në destinacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco