Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Detajet/ Rrëmbyen një shtetas, vihen në pranga dy persona

Detajet/ Rrëmbyen një shtetas, vihen në pranga dy persona

17:37, 16/07/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka vënë në pranga 2 persona të shpallur në kërkim për rrëmbim personi.

Ata janë shtetasit F.M, 35 vjeç dhe S.M, 19 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë nga Komisariati i Policisë Nr.2.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 12.03.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë" kryer në bashkëpunim. Shtetasit F. M., dhe S. M, iu dorëzuan  Komisariatit  të Policisë Nr. 5 Tiranë, për veprime të mëtejshme".

Policia arrestoi  gjithashtu 24 vjeçarin A. Ll., banues ne Tiranë, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta  në kokë dhe trup shtetasin M. T., 64 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K, 36 vjeç, banues në Laç.

Arrestimi i tij u bë në rrugën “Myslym Shyri".  Ai akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj për mos u larguar, por kjo shtetase ka bërë kallëzim në Polici.

Materialet do t'i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco