Del raporti: Ja si ndodhi shpërthimi i frikshëm ne ish bllok. DETAJE

Del raporti: Ja si ndodhi shpërthimi i frikshëm ne ish bllok. DETAJE

14:47, 16/07/2019

Shpërthimi në argjendarinë në ish-bllok ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit dhe pakujdesisë. Ky është rezultati paraprak i grupit hetimor të cilët kanë konstatuar në njërën prej bombolave, valvulën e hapur. Nga ngjarja mbetën të plagosur 5 persona mes tyre dhe pronarët Sokol dhe Alma Pirra, të cilët ndodhen në reanimacion në gjendje të rëndë. 

Në argjendarinë ku ndodhi shpërthimi janë gjetur 2 bombola, një prej tyre me gaz propan tjetra me gaz kriogjen apo quajtur dhe ndryshe gaz teknik. Kjo e fundit është konstatuar nga zjarrfikësit me valvul të hapur, ku rrjedhja në tubin mes bombolës dhe pajisjes që përdoret për shkrirjen e floririt, ka bërë që të ndodhi shpërthimi.

Nga tejngopja e ajrit me gaz dhe shkëndija që ka krijuar ndezja e pajisjes është dhe shkaku që ekspertët e inspektoratit shtetëror teknik industrial kanë arritur paraprakisht.

Hetuesit kanë vijuar edhe të martën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku ekspertët po bëjnë të mundur dhe vlerësimin e dëmit në argjendari.

Nga shpërthimi i fuqishëm kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre dhe 2 pronarët, bashkëshortët Sokol dhe Alma Pirra. Në bodrumin ku ka ndodhur shpërthimi mësohet se ndodhej bashkëshortja, ndërsa burri ndodhej në në ambientet e dyqanit. Pirra ka arritur ti japë ndihmën e parë bashkëshortes dhe ta nxjerrë nga flakët. Burimet bëjnë me dije se çifti ndodhet në reanimacion, pasi ndodhen në gjendje të rëndë.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, duke shkatërruar plotësisht argjendarinë dhe dyqanin ngjitur. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dhe disa automjete që ndodheshin të parkuara afër vendit të ngjarjes. Sokol Pirra me profesion është avokat dhe gjithashtu është një prej themeluesve të shoqatës se komunitetit hebre në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco