Tjetër aksident me vdekje në Golem, mjeti përplas këmbësorin

Tjetër aksident me vdekje në Golem, mjeti përplas këmbësorin

08:36, 16/07/2019
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Durrës- Kavajë. Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor tek mbikalimi i Golemit.

Nuk dihet identiteti i viktimës në aksin Durrës- Kavajë, dhe as identiteti i drejtuesit të mjetit. Policia  që ka mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen mëngjesin e sotëm, pas atij që ndodhi në Divjakë, ku si pasojë e përplasjes vdiq një 57-vjeçar dhe u plagos djali i tij.

Sipas policisë, "mjeti me drejtues shtetasin E.S.,25 vjeç ka aksidentuar këmbësoren B.SH., 38 vjeç banuese në Berat. Per pasojë te plagëve të marra ka ndërruar jetë".

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco