Aksidenti në Divjakë, po ndiqnin hajdutin e lopës, vdes babai, plagoset djali. Emrat

Aksidenti në Divjakë, po ndiqnin hajdutin e lopës, vdes babai, plagoset djali. Emrat

08:32, 16/07/2019
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor në Divjakë. Si pasojë e daljes nga rruga të mjetit ‘’Ford” që ai drejtonte ka humbur jetën 57-vjeçari Agim Muça, dhe është plagosur djali i tij, mosha e të cilit ende nuk dihet.

Mesohet se Muçka u ishte vënë pas hajdutëve që i kishin vjedhur lopën në shtëpinë e tij. Ai ndodhej në makinë bashkë me djalin i cili është në spital jashtë rrezikut pë jetën.

Ja njoftimi i policisë për aksidentin: 

Sot rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor, shtetasi A.M, 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari16/07/2019 08:49

O Zot! Çfare fatkeqesie!!! Çfare tragjedie! O plehre kryeminister, ku e katandise kete vend!!! Ne vitin 2019 te vjedhin lopen!!! Ku eshte policia qe duam? Apo ruan fushat e hashashit te Erjon Braçes dhe Kokoneshit te droges! Ku eshte policia qe do t'i sherbente popullit, do te mbronte popullin? - Po vjedh vota per Kokoneshin, Bracen e vogel dhe Ramen e gjate. Ku eshte policia e Leshit? - Po helmon popullin me gaz e po i nxjerr me dhune nga shtepite. Kjo eshte Shqiperia qe ia ka fajin opozita qe BE nuk e pranon t'i hapi negociatat. Apo fajin e ka perseri Saliu? Saliu i vari ne mes te Fierit hajdutet dhe kriminelet. Rama i ben deputete, kryetar bashkish, drejtore, shefa policie. Saliu i burgosi perjete krimimelet, Rama i ben komisionere neper qendra votimi. Ndryshimin gjejeni vete. RAMA SHPORRRRRRUU!

Shto koment

Denonco