FOTOT dhe EMRAT/ Trafikonin kokainë në Londër, kush janë 12 shqiptarët e bandës famëkeqe

FOTOT dhe EMRAT/ Trafikonin kokainë në Londër, kush janë 12 shqiptarët e bandës famëkeqe

22:52, 15/07/2019
A+ Aa A-

12 shqiptarë që trafikonin kokainë në Londër kanë rënë në prangat e policisë britanike, e cila ka goditur një bandë që trafikonte dhe shiste drogë.

Sipas policisë londineze , 12 anëtarët e “bandës së krimit të organizuar në shkallë të gjerë”, janë përgjegjëse për furnizimin e qytetit të Londrës me kokainë.

Policia e kryeqytetit britanik bën të ditur se “kanë ndërprerë” aktivitetet e bandës, të cilët kishin një sistem të shpërndarjes së “korrierëve” dhe “kontrolluesve”, të cilët dërgonin drogën tek punëtorët, në Londër.

Banda ishte në hetim prej 8 muajsh.

Ku për të shkatërruar grupin policia arrestoi 8 korrierë, 2 kontrollore dhe dy persona të tjerë të implikuar

Në total, policia konfiskoi 1,2 kg drogë, të një vlere prej rreth 144,000 paund, si dhe 20,000 paund, para kesh. Gjithashtu janë konfiskuar dy telefona që i përkisnin dy kontrollorëve.

Gjithashtu shtypi britanik raporton se anëtarët e bandës në total janë dënuar me 33 vjet burg.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco