Tragjike në Tiranë! 40-vjeçari hidhet nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë menjëherë

Tragjike në Tiranë! 40-vjeçari hidhet nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë menjëherë

16:59, 15/07/2019
A+ Aa A-

Një qytetar, i moshës 40 vjeç, me iniciale I.ZH, është hedhur nga kati i pestë i një pallati në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Sipas asaj që mëson Syri.net, i riu ndërroi jetë menjëherë, ndërsa Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që e çuan të riun drejt vetëflijimit.

Dyshimet e para janë që, i riu, emri i të cilit nuk dihet ende, ka qenë konsumues i lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:15 në rrugën “Kareman Ylli”, dyshohet se në kushte të rënduara psikike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës shtetasi I. ZH., 40 vjeç,  ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    paskal15/07/2019 17:12

    Gjej ndonje te sakte qe ti mbushi mendjen ketij populli o Basha. Ky Bozdo nuk ja mbush dot mendjen nje femije pale te rriturve..Duhet edhe pak prezence ,pak ze burri.

    Shto koment

    Denonco