FOTO/ I shiti kokainë turistit, arrestohet kamarieri 19-vjeçar shqiptar në Itali

FOTO/ I shiti kokainë turistit, arrestohet kamarieri 19-vjeçar shqiptar në Itali

16:25, 15/07/2019
A+ Aa A-

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e shitjes së kokainës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat përtej Adriatikut, shqiptari me inicialet S.D, 19-vjeç, banues në Santo Stino di Livenza, punonte si kamarier në një lokal sezonal në Caorle.

Shqiptari u zbulua në flagrancë duke i shitur tri doza kokainë një turisti.

Pas kontrollit të mëtejshëm të riut iu gjetën dhe sekuestruan 7 doza të tjera të së njëjtës substancë, me nga 1 gram secila.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco