Shpërthimi në ish-bllok/ Zbardhen emrat e 4 personave të plagosur

Shpërthimi në ish-bllok/ Zbardhen emrat e 4 personave të plagosur

15:21, 15/07/2019
A+ Aa A-

Dy nga katër personat që mbetën të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në  bodrumin e argjendarisë në Bllok ndodhen në gjendje të rëndë.

Bëhet fjalë për çiftin e bashkëshortëve Sokol dhe Alma Pirra, pronarë të argjendarisë.

'Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur se sot në datën 15.07.2019 në Shërbimin e Djegie-Plastikës kanë ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në të gjithë trupin, pacientët me inicialet S. P., 52-vjeç dhe A. P., 43-vjeçe.

Gjendja e tyre shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e rënduar si pasojë e djegieve të rënda në të gjithë sipërfaqen e trupit.

Stafi mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë për tu kujdesur për këta pacientë, duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke i mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në reanianimacionin e shërbimit të Djegie Plastikës'.

Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë, Ardaniel Serjani 23 vjeç dhe Eneda Nura 18-vjeç, kalimtarë, janë te spitali i Traumës, ku kane marre ndihmen e pare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco