VIDEO-FOTO/ Shpërthimi në ish-bllok, disa dyqane të shkatërruar

VIDEO-FOTO/ Shpërthimi në ish-bllok, disa dyqane të shkatërruar

14:05, 15/07/2019
A+ Aa A-

Shpërthimi i fuqishëm në zonën e ish-bllokut ka lënë të plagosur katër persona.

Gjithashtu shpërthimi ka shkatërruar edhe dyqanet që ndodheshin ngjitur me dyqanin e eventeve.

Një argjendari dhe një kreperi thuajse janë shkatërruar nga shpërthimi.

Ngjarja ka shkaktuar panik në të gjithë zonën, ndërsa tymi vijon të jetë prezent në të gjithë zonën.

Bizneset janë të vendosura në katin e parë të një pallati shumëkatësh, ndërsa dëmet në të gjithë godinën janë të konsiderueshme.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi, dhe efektivë të shumtë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco