7 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit këkrojnë heqjen e ‘arrestit në burg’

7 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit këkrojnë heqjen e ‘arrestit në burg’

11:17, 15/07/2019
A+ Aa A-

Të arrestuarit e grabitjes në Rinas kanë kërkuar ndryshim mase në Gjykatën për Krime të Rënda në seancën e ditës së sotme. 7 të arrestuarit kërkojnë zëvendësimin e masës “arrest me burg” me një masë më të butë, si dhe kanë kërkuar që prokuroria t’iu komunikojë rezultatet e hetimeve të dy muajve të fundit. Seanca ka filluar në 10.30 ndërkohë mësohet seri më tani nuk është arritur në konkluzione.

Derimë tani 7 persona mbahen në burg, për grabitjen e miliona eurove në Rinas, ndërsa është shpallur në kërkim Klement Çalja, si një nga organizatorët e grabitjes.

Alkond Bengasi është i vetmi pjestar i grupit krimibnal që morën pjesë në grabitjen e bujshme në aeroport, që ka bashkëpunuar mëe drejtësinë për zbulimin e ngjarjes, ndaj të cilit të arrestuarit e tjerë kanë kërkuar më herët ballafaqim me të. Bengasi ishte autor i modifikimit të automjetit me mbishkrimin “Hetimin Tatimor”.

Të arrestuarit kërkojnë të mos merren si prova deklaratat e dhëna nga Bengasi, i cili ka dhënë detajet kryesore lidhur me kapjen e personave të përfshirë.

Bengasi është bashkëpunëtor i drejtësisë në këtë ngjarje, dhe gjithë arrestimet janë mbështetur vetëm në dëshminë e tij.

Ka qenë ish-komandoja Oltjon Veseli ai që ka kërkuar që të ballafaqohet me Bengasin, i cili zbërtheu grupin, ose që të deklaratat e tij të mos merren si prove.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco