FOTO/ Kjo është 25-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht në Kanionet e Holtës

FOTO/ Kjo është 25-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht në Kanionet e Holtës

22:16, 14/07/2019
A+ Aa A-

Një vajzë 25-vjeçare, Desantila Sollaku është mbytur pasditen e se dielës në kanionin e Holtës ndërsa 6 persona të tjerë janë shpëtuar.

Shkak për këtë ngjarje është bërë vërshimi i fuqishëm i ujërave të lumit nga shirat.

Në momentin e vërshimit të ujërave brenda në kanion ishin 105 persona të cilët kishin ardhur në disa grupe.

E ndërsa pjesa më e madhe e turistëve arritën që të dilnin me shpejtësi, 7 prej tyre i mori rrjedha e fuqishme e ujit, mes të cilëve edhe 4 fëmijë, të cilët u shpëtuan. Luftën me dallgët dhe ujin e rrëmbyeshëm në kanion arritën që ta fitonin edhe i ati dhe vëllai i 25-vjeçes, Dritan dhe Denis Sollaku, ndërsa Desantila fatkeqësisht jo.

Holta njihet si zonë me prurje të menjëhershme, aq më tepër verës. Edhe pse është një nga bukuritë natyrore dhe shumë të vizituara në këtë zonë mungon infrastruktura, por edhe informacioni për turistët sesi duhet të veprojë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco