Turisti rrëfen tmerrin në Kanionet e Holtës:  Vajzën e pamë që e mori uji, por ishim shumë larg

Turisti rrëfen tmerrin në Kanionet e Holtës: Vajzën e pamë që e mori uji, por ishim shumë larg

22:06, 14/07/2019
A+ Aa A-

Një prej turistëve që ndodhej në Kanionin e Holtës, ka treguar disa detaje të tragjedisë ku mbeti e mbytur 25 vjeçarja Tila Sallaku, ndërsa shumë të tjerë mes tyre dhe fëmijë rrezikuan të mbyteshin prej rrymës së ujit.

Turisti ka treguar në një prononcim për report tv se njërin prej 4 fëmijëve që u shpëtuan nga gryka e kanionit të Holtës, ia ka sjellë në duar rryma e fortë e ujit dhe dallgët e krijuara në kanion.

Pushuesi tregon dhe për vajzën, të cilën e ka marrë teksa rryma e merrte. Ai ka deklaruar se ajo ishte larg dhe nuk kishte se çfarë të bënte për të.

‘Ne kemi shpëtuar njëri tjetrin. Na i sillte rryma njëri tjetrin nëpër duar, aq e fortë ishte. Vajzën e pamë që e mori uji, por ishim shumë larg dhe nuk bënim dot asgjë. Fëmijën që shpëtova ma solli dallga e ujit në duar. Ai ishte me të atin, të cilit i shpëtoi nga duart si pasojë e ujit të rrëmbyeshëm dhe ma solli mua në duar”, rrëfen ai.

Ndërkohë një banor i zonës, ka treguar se në kanion ishin shumë persona dhe se ngjarja tragjike ndodhte për herë të parë në Holtë.

Ai ka shtuar se nuk ka një informacion të saktë sesi turistët duhet të sillen në kanion, pasi nuk ka guida.

“Ishin shumë persona në kanion, të tjerët dolën… Kjo që ndodhi është hera e parë. Nuk ka njeri që ti udhëzojë turistët, vetëm ajo që u themi ne”, tha banori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco