Si humbi jetën 25-vjeçarja nga Lushnja në Kanionin e Holtës/ Shpëtohen të humburit

Si humbi jetën 25-vjeçarja nga Lushnja në Kanionin e Holtës/ Shpëtohen të humburit

19:09, 14/07/2019
A+ Aa A-

Vizita në kanionet e Holtës ka rezultuar tragjike për një vajzë 25 vjeçare.  Viktima  e identifikuar si T.S u gjet në dalje të kanionit.

25-vjeçarja  ishte pjesë e një grupi turistësh që u bllokuan në kanionet e Holtës këtë pasdite nga rritja e papritur e prurjeve të lumit.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, emergjencat dhe zjarrfiksja dhe 3 autoambulanca nga spitali i Gramshit.

Grupet e shpëtimit shpëtuan fillisht katër fëmijë dhe më pas një djalë 20 vjeç dhe një burrë 50 vjeç.

Njoftimi paraprak i Policisë së Shtetit:

Personat  qe kishin humbur kontaktet  ne kanionet e Gramshit jane gjetur nga Policia dhe Zjarrfikesit.

Ne dalje te kanionin nje vajze rreth 25 vjece nga Lushnja eshte gjetur e pa jete si pasoje e rrembimit nga rryma e fuqishme e ujit, ndersa dy te tjeret nuk kane probleme per jeten.

Edhe  personat e tjere qe u gjeten me pare  nga policia nuk kane probleme per shendetin.

Ne operacionin e kerkim-shpetimit eshte perfshire edhe Renea me polumbaret e saj.

Nderkohe vijon krehja e zones se kanioneve per tu siguruar qe ska persona te tjere qe mund te kene nevoje per ndihme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco