Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Krim në mesnatë/ Vritet shqiptari në mes të Athinës

Krim në mesnatë/ Vritet shqiptari në mes të Athinës

08:59, 14/07/2019
A+ Aa A-

Ekzekutohet me armë zjarri një shqiptar në Athinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat raportojnë se ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme.

Viktima është 33 vjeç, i lindur në vitin 1986, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije. Shqiptari u qëllua me armë zjarri në rrugë.

Ai mori plagë të rënda në shpinë dhe u transportua në spital pasi u gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarë të rastit. Policia gjithashtu u njoftua lidhur me ngjarjen. I riu u transportua për në spitalin e Athinës “G. Gennimatas”, por nuk mundi të mbijetoje, duke ndërruar jetë aty.

Autori apo autorët janë ende në arrati, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco