FOTO/ Përdhunoi të bijën për 3 vjet rresht, babai 'monstër' i qetë para gjykatës së Kurbinit

FOTO/ Përdhunoi të bijën për 3 vjet rresht, babai 'monstër' i qetë para gjykatës së Kurbinit

21:06, 13/07/2019
A+ Aa A-

Rrëfimi i rëndë i një 18-vjeçareje, e cila pranonte se ishte abuzuar seksualisht për tre vite rresh nga i ati, i cili edhe e kishte dhunuar, tronditi opinionin publik.

Babai monstër është 48-vjeçari Shkëlqim Isufi. Ky i fundit u njoh dje me masën e sigurisë "arrest me burg" nga Gjykata e Kurbinit.

Sipas të pranishmëve në gjyq, Isufi u shfaq tepër i qetë, teksa gjykatësi lexonte masën e sigurisë.

Sipas asaj që raporton BIRN, avokati mbrojtës, Edmond Bunaj, u shpreh se klienti i tij i mohon akuzat.

Kujtojmë se Isufi akuzohet për “Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Rasti skandaloz u transmetua nga emisioni investigativ "Fiks Fare". Vajza në rrëfimin e saj thoshte se nëna nuk e kishte mbrojtur, por e kishte fejuar për ta kaluar në fshehtësi turpin. Të njëjtën gjë kishte bërë edhe policia, të cilën vajza e akuzon se e ka kërcënuar me arrest, nëse nuk sjell prova të besueshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco