Rrëfimi tronditës/ “Hanim bukë me gjak”, shqiptari që vrau babanë në Greqi pritet si hero

Rrëfimi tronditës/ “Hanim bukë me gjak”, shqiptari që vrau babanë në Greqi pritet si hero

18:45, 13/07/2019

Ndërsa shkonte në gjykatë, për t’u njohur me vendimin e marrë për të, i riu shqiptarë në Greqi, i cili vrau të atin 70-vjeçar është pritur si hero.

27-vjeçari, ndërsa ka kërkuar falje, ka treguar se ka qenë abuzimi që i ati bënte ndaj tij dhe motrave e vëllezërve të tij më të vegjël, qe e kishte detyruar ta vriste ate.

 “Nuk e vrava unë atë, por zemërimi im. Babi im më detyroi ta vrisja me dhimbjen që më krijoi me atë që kisha parë dhe jetuar. E vrava për të shpëtuar vëllezërit e motrat e mia, si dhe veten nga abuzimi. Nuk kishte një ditë kur nuk hanim dru, nuk kishte ditë që nuk gjakoseshim nga hundët e nga goja. Nuk kishte ditë që nuk shikoja mamanë time të zvarritej në dysheme. Fjalë për fjalë, hanim bukë me gjak.

Në darkë më detyronte të flija lakuriq dhe në mëngjes kur zgjohesha e gjeja mbi vete. Nuk më lejonte të shkoja në shkollë. Disa gjëra nuk harrohen. Si mundet ta harrojë një fëmijë poshtërimin nga babai i tij. Ai nuk ishte babi im, ai ishte një përbindësh”, ka thënë ai.

I riu ka vijuar më tej rrëfimin e tij shokues, ndërsa tha: "Ai më kishte thënë, do të … Do ta mbaj motrën tënde dhe kur unë nuk do mundem, ti do shkosh me të. Ai më shtynte, duke sjellë një grua dhe motrën time. Ai më tha që nëse nuk shkoj, ai do të na vrasë të gjithë, dhe fëmijët e tij të vegjël, dhe pastaj ai do të kryejë vetëvrasje. Babai im më detyroi që të shkoj në këtë pikë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera 13/07/2019 18:51

booooo,vrasesi hero!

Shto koment

Denonco