Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

FOTO-EMRI/ Në Shqipëri akuzohet për vrasje, në Itali arrestohet si kapo i një bande hajdutësh

FOTO-EMRI/ Në Shqipëri akuzohet për vrasje, në Itali arrestohet si kapo i një bande hajdutësh

17:47, 13/07/2019
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar në qytetin e Maceratas.

Bëhet fjalë për Mahmut Gegën 26 vjeç, i cili akuzohet se është kreu i një bande hajdutësh.

Sipas mediave italiane, banda e drejtuar nga shqiptari në fjalë ishte e ‘specializuar’ në vjedhjet e shtëpive në zonën ku edhe u arrestua.

Ai konsiderohet si një kriminel shumë i rrezikshëm, jo vetëm për vjedhje, por edhe për grabitjet që kryen në shtëpi, duke i lidhur viktimat dhe duke i detyruar që ti japin para dhe bizhuteri.

Ndërkohënë Mahmut Gega akuzohet edhe në Shqipëri, por këtu për një vrasje.

Mahmut Gega, dyshohet si autor i vrasjes së 32-vjeçarit Elsi Kosiqi,  i cili u ekzekutua në oborrin e shtëpisë së tij në Maqellarë të Dibrës, ngjarje kjo e ndodhur në mars të 2018-ës, raporton Syri.net.

Ngjarja

Elsi Kosiqi, babai i tre fëmijëve u ekzekutua më 20 mars në derën e shtëpisë në Dibër.

32-vjeçari kishte shkuar mëngjesin e së hënës në Dibër të Madhe ku kishte qëndruar me disa shqiptarë dhe një shtetas maqedonas gjatë gjithë ditës, deri në mesnatë.

Në orën 1:30 ai është kthyer në banesë, por sapo ka parkuar makinën në derë të shtëpisë është qëlluar me tre plumba nga një person që i ka dhënë dorën dhe më pas i ka drejtuar armën.

Ngjarja ka ndodhur brenda oborrit të banesës, ngjitur me verandën e banesës dhe familjarët dyshohet se e kanë parë ngjarjen, megjithëse nuk kanë dhënë shumë informacion për policinë. /Syri.net

Mahmut Gega:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco