Kush ishte Nehat Kulla, 'Gjenerali' që bënte ligjin në Tiranë

Kush ishte Nehat Kulla, 'Gjenerali' që bënte ligjin në Tiranë

17:09, 13/07/2019
A+ Aa A-

Kreu i një prej bandave më të rrezikshme e më të njohura të vitit famëkeq ’97-ës, Nehat Kulla, ka fituar sot lirinë, pasi ka përfunduar dënimin.

Ai ishte dënuar me 20 vite burg në vitin 2005 për vrasjen me paramendim të Halim Gjuzit, ish-shoferit të ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata, dhe armëmbajtje pa leje, por që kishte përfituar 5 vite ulje dënimi.

Kush është Nehat Kulla?

Kulla njihej si kryetari i një bande kriminale që vepronte në Tufinë të Tiranës që u krijua gjatë viteve 1997-1998.

Ai mbajti të pacënuar repartin “Xhenios” së bashku me familjarë, miq e të afërm, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë.

Ai dhe të ashtuquajturit “ushtarë” të tij e mbajtën nën kontroll repartin për një farë kohe dhe u pagëzua me nofkën “Gjenerali” nga banorët e zonës, si një person me shumë influencë.

Kulla, gjatë vitit 1997, arriti të krijonte edhe një komisariat të mirëfilltë policie, kohë kjo kur shteti kishte rënë. Ai u garantonte qetësinë banorëve të Tufinës dhe Kinostudios dhe askush nuk guxonte të kalonte në territorin ku vepronte ai dhe banda e tij. Harta ku ai kishte shtrirë ndikimin e tij ishte e pacënueshme. Banda e Kullës njihet për shumë krime të frikshme të ndodhura në atë kohë.

Epiteti “Gjeneral”

Ai u vetëquajt ashtu pasi në vitin 1997 grabiti një kamionçinë ushtarake tip Chevrolet me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake.

Kulla ishte i vetmi në atë kohë që posedonte një mjet të tillë në vend dhe shoqërohej gjithnjë nga një eskortë e armatosur me automatikë.

Ai vetë ka pozuar disa herë për mediat me uniformë dhe automatik, të cilin s’e lëshonte nga dora.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    PATRIOTI DT 13 korrik 201913/07/2019 19:37

    Po mirë doli nga burgu N.Kulla po tani?....A janë mbyllur përgjithmonë "HESAPET" e vjetra apo...?

    Shto koment

    Denonco