Lajmi i fundit

Endrit Braimllari jep dorëheqjen si nënkryetar i Partisë së Lirisë

‘Nuk më intereson nëse ..../ Aksidentoi për vdekje të rinjtë shqiptarë, ja çfarë thotë nga burgu mjekja italiane

‘Nuk më intereson nëse ..../ Aksidentoi për vdekje të rinjtë shqiptarë, ja çfarë thotë nga burgu mjekja italiane

22:48, 12/07/2019
A+ Aa A-

Më 30 gusht një aksident i rëndë automobilistik i mori jetën dy të rinjve shqiptarë në Itali.

Mediat italiane i janë rikthyer sërish këtij aksidenti fatal ku humbën jetën Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja, 20 vjeçar.

Autore e këtij aksidenti u bë Irina Vetere, që rezultoi se kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli në momentin kur shkaktoi tragjedinë

Ajo u arrestua katër ditë më vonë pasi përfundoi në spital me plagë të ndryshme.

Avokati mbrojtës i Vetere thotë se ajo është e shkatërruar teksa e ka takuar në burgun e grave në Modena, ku ndodhet që prej mëngjesit të 4 korrikut.

“Unë jam shumë afër familjes së këtyre dy të rinjve. Nuk më intereson se çfarë ndodh me mua. Ajo që do të ndodhë me mua do të jetë e drejtë “, tha Irina Vetere nga burgu i Modenës, duke shpërthyer vazhdimisht në lot.

Avokati mbrojtës thotë se 30 vjeçarja e lindur në Rusi dhe me profesion mjeke, nuk mendon asgjë tjetër përveç momentit tragjik të aksidentit që u regjistrua në të gdhirë të 30 qershorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Martin13/07/2019 00:04

Italia, pjesa tjeter e BE, USA, Canada, etj, le te marrin sa me shume ruse sepse problemet i kane te sigurta. Ruset jane si te dehur sa zgjohen nga gjumi ne mengjez, mendo te dehen... Me vjen shume keq per dy te rinjte shqiptare(mund te ishin cfaredo kombesie) qe iken nga kjo jete shume heret dhe per familjet e tyre. Ngushellime, gjithesesi!

Shto koment

Denonco