Pushime që të përpijnë/ 11 viktima në 1 muaj në plazhet e vendit

Pushime që të përpijnë/ 11 viktima në 1 muaj në plazhet e vendit

18:08, 12/07/2019
A+ Aa A-

Edhe pse qeveria dhe ministria e Turizmit trumbeton me të madhe numrin e lartë të turistëve që vijnë në Shqipëri për të pushuar, askush nuk flet për viktimat e larta që ka shënuar ky fillimsezoni turistik.

Që nga nisja e sezonit veror 2019 deti i ka marrë jetën 11 pushuesve vendas dhe të huaj.

Viktimat kanë qenë kryesisht mbi moshën 60 vjeç por ka pasur raste edhe më fatkeqe kur deti nuk ka kursyer as moshat e reja siç ishte rasti i 18-vjeçarit të mbytur në një nga plazhet e Lezhës apo 31-vjeçarit nga Skrapari, trupi i të cilit u gjet i mbytur në zonën e Currilave në Durrës.

Sipas policisë, në shumicën e rasteve vdekja dyshohet të ketë ardhur nga komplikacione shëndetësore akute por deri më tani nuk ka një raport të detajuar si nga Policia e Shtetit dhe as nga Ministria e Shëndetësisë për të sqaruar shkaqet.

Nga ana e saj zyra për mbrojtjen e konsumatorit bën përgjegjës institucionet qendrore dhe ato lokale për mungesën e rojeve bregdetare.

Pas vlerësimit të situatës në terren zyra për mbrojtjen e konsumatorit rendit si më të sigurta plazhet e Kavajës, si dhe pjesërisht plazhin e Shëngjinit dhe Sarandës në një kohë që në 13 plazhe të tjera nuk ka konstatuar as kulla vrojtimi dhe as jetëshpëtues.

RASTET

1. Mbytet pushuesi i moshuar në Lezhë
09 Korrik, 2019

2. Shënohet viktima e radhës në Plazhin e Durrësit, 70-vjeccari, turist nga Bosnja
08 Korrik, 2019

3. Erdhi nga Gjermania për të pushuar në Durrës, mbytet turisti
01 Korrik, 2019

4. Lezhë/ U mbyt në det, gjendet trupi i pajetë i 18-vjeçarit

27 Qershor, 2019

5. Gjendet në plazhin e currilave trupi i pajetë i 31-vjeçarit nga Skrapari.
24 Qershor, 2019

6. Viktima e 2-të brenda 24 orëve në ujë, mbytet 75-vjeçari në Durrës
24 Qershor, 2019

7. Arresti kardiak i merr jetën pushueses në Vlorë
21 Qershor, 2019

8. Humb jetën pushuesja 70-vjeçare në Vlorë (Pamje të rënda)
17 Qershor, 2019

9. Futet për t’u larë në plazhin e Durrësit, vdes i moshuari 70-vjeccar nga Kosova
11 Qershor, 2019

10. 86-vjeçari gjendet i mbytur 1.5 milje nga bregu, identifikohet viktima në Durrës
11 Qershor, 2019

11. Sarandë/ Mbytet 55-vjeçari, policia nis kërkimet
12 Maj, 2019

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco