Lëvizte me sasi të madhe droge/ E zbulon qeni i Policisë, shqiptarin e tradhton sjellja nervoze

Lëvizte me sasi të madhe droge/ E zbulon qeni i Policisë, shqiptarin e tradhton sjellja nervoze

17:49, 12/07/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar banues prej vitesh është ndaluar nga Policia e Barit pasi në bagazhin e makinës me të cilën udhëtonte kishte fshehur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike

Nga kontrolli në automjetin tip Renault Laguna, policia gjeti 54 kg marijuanë të konfeksionuar si edhe 26 pako transparente të fshehura në pjesën fundore të bagazhit të autoveturës.

Dyshimet e policisë janë përforcuar pas sjelljes nervoze që ka shfaqur drejtuesi i mjetit, çka ka shtyrë policinë të ushtrojë një kontroll më të detajuar të mjetit.

Falë nuhatjes së qenit Amira u zbulua edhe sasia e konsiderueshme e fshehur e drogës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco