Si hyri dhe ku qëndroi në Shqipëri terroristi rus, si nisën dyshimet për të. DETAJE

Si hyri dhe ku qëndroi në Shqipëri terroristi rus, si nisën dyshimet për të. DETAJE

15:20, 12/07/2019

Detaje të reja mësohen pas arrestimit të shtetasit rus, i dyshuar për akte terroriste Rasul Mislaev . Burime bëjnë me dije se ai ka hyrë në Shqipëri rreth një vit më parë nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës, dhe pas kësaj është mbajtur në Karrec, qendrën e mbyllur të emigrantëve të paligjshëm.

Mbi të kanë nisur hetimet për të mësuar qëllimet e ardhjes së tij në Shqipëri, lidhjet që mund të ketë pasur me persona të caktuara dhe identifikimin e plotë të këtij grupi, pasi që në fillim ishte i dyshuar si terrorist.

|Mesohtes e Mislaev ka hyrë ilegalisht nga Greqia ku është kapur në Kakavijë. Që nga ajo kohë, ai është mbajtur në Karre , qendrën e mbyllur të emigrantëve të paligjshëm dhe kanë nisur hetimet për të mësuar qëllimet e ardhjes së tij në Shqipëri, lidhjet që mund të ketë pasur me persona të caktuara dhe identifikimin e plotë të këtij grupi, pasi që në fillim ishte i dyshuar si terrorist. 

Ajo që ka ngjallur dyshime se 34-vjeçari kanë qenë shenjat e shumta të thikave dhe plumbave që kishte në trup, të cilat u vërtetuan më pas nga gjurmët e gishtit.

Mësohet se gjatë kohës që ka qenë në Karec, Forcat Speciale dhe Krimet e Rënda kanë gjetur rrjetën dhe kangjellat e dritares së tij të prera. Që nga kjo ditë, ai ruhej 24 orë më truprojë, pasi kishte informacione se mund të rrëmbehej nga terroristët ose të vritej pasi konsiderohej si kryesor në luftën e ISIS.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër – arrestin për këtë shtetas, për veprën penale0 “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus.

Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Drejtoria e Antiterrorit

Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, vë në pranga një të kërkuar për terrorizëm.

Lokalizohet, identifikohet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, një 34 - vjeçar rus i kërkuar për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, pas një pune disamujore, duke koordinuar veprimet me shërbimet ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, lokalizoi, identifikoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, shtetasin:

- R. M., 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi.

Ky shtetas ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër - arrestin për këtë shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus.

Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Materialet e para hetimore të kryera për këtë ngjarje, i janë referuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”, parashikuar nga neni 265/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco