Përdhunoi nxënësen 11-vjeçare, mësuesi lirohet nga gjykata! CRCA ngre alarmin: Shteti i dorëzuar përpara pedofilëve!

Përdhunoi nxënësen 11-vjeçare, mësuesi lirohet nga gjykata! CRCA ngre alarmin: Shteti i dorëzuar përpara pedofilëve!

14:51, 12/07/2019

Deklarata e plotë e Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve, CRCA/ECPAT Shqipëri lidhur me një rast të fundit të përdhunimit të një fëmije për tre vjet nga mësuesi i saj në një shkollë në jug të Shqipërisë:

Tiranë, 12 Korrik 2019

"Shteti dhe drejtësia në Shqipëri janë dorëzuar para pedofilëve dhe grabitqarëve seksualë!"

Dështimi i plotë i sistemit të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, në nivel qendror dhe lokal, si dhe i atij të drejtësisë, lë pa mbrojtje fëmijët që më së shumti kanë nevojë për ndihmën e shtetit dhe bashkive!

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve-CRCA/ECPAT Shqipëri, nëpërmjet kësaj deklarate publike kërkon të bëjë me dije jo vetëm opinionit publik, por edhe instancave ligjzbatuese se është e pafalshme, e patolerueshme dhe nuk ndodh në asnjë vend të botës që një pedofil të lihet dhe në të njëjtën kohë të mos merret as edhe një masë për mbrojtjen e një vajze 11-vjeçare që i ka mbijetuar dhunës dhe ngacmimeve seksuale të mësuesit të saj.

Rasti më i fundit dhe më flagrant që është raportuar pranë Qendrës Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Dhuna Seksuale, shërbimit më të ri të CRCA/ECPAT Shqipëri, ka të bëjë me abuzimin seksual ndaj një vajze të mitur nga mësuesi i saj.

Sipas të dhënave rezulton se dhuna seksuale ka zgjatur përgjatë 3 viteve ndaj nxënëses, që jeton në Jug të Shqipërisë, ndërsa sipas të dhënave të ndara nga familja, mësuesi i vajzës duket se nuk ka patur shqetësimin e asnjë autoriteti shtetëror për të dhunuar në mënyrë të vazhdueshme vajzën.

Ndërkohë që pas denoncimit në polici, mësuesi vetëm sa është pezulluar nga puna, por në mënyrë të pashpjegueshme, pavarësisht se dhuna seksuale ndaj fëmijëve është një krim i rëndë dhe paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore, Gjykata e Gjirokastrës i ka dhënë atij masën e sigurisë me detyrim për paraqitje, duke i krijuar të gjitha mundësitë që të mundë të abuzojë seksualisht edhe me fëmijë të tjerë.

Për më tepër, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër nuk është ankimuar as nga Prokuroria e këtij Rrethi, duke u bërë palë me një vendim që ka vendosur sigurinë, të drejtat dhe jetën e vajzës në rrezik.

Në të njëjtën kohë nga komunikimet që ne kemi patur nuk duket që sistemi i mbrojtjes së fëmijëve të ketë funksionuar dhe vajza është lënë pa asnjë shërbim psiko-social për mbi një vit, që prej raportimit të çështjes!

Ky është një dështim spektakolar dhe i patolerueshëm i të gjithë sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror, ashtu edhe atij të drejtësisë, duke lënë prej kohësh në një situatë të mjerë një vajzë të abuzuar seksualisht që pret që shteti i saj ta mbrojë nga krimi dhe grabitqarët seksualë.

CRCA/ECPAT Shqipëri së bashku me Zyrën e Mbrojtjes Ligjore Falas për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri i bëjnë thirrje të gjitha institucioneve që të marrin masa të menjëhershme për të hetuar të gjithë përgjegjësit që kanë shpënë në këtë dështim të frikshëm dhe t’i vendosin ata përpara përgjegjësisë, si dhe të përmbushin në mënyrë të menjëhershme detyrimet që rrjedhin nga Ligji për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri.

Ndërkohë CRCA/ECPAT Shqipëri do të kërkojë hetimin e menjëhershëm të Gjykatësit që ka dhënë masën e sigurisë dhe Prokurorit përkatës pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në të njëjtën kohë Qendrës Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Dhuna Seksuale po punon nga afër me Urdhërin e Psikologut në Shqipëri dhe Linjën Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë-ALO 116 111 për të ofruar mbështetjen e menjëhershme psikologjike për vajzën si dhe për familjen e saj.

Është e patolerueshme që institucionet publike të bëhen palë me grabitqarët seksuale! Kuvendi i Shqipërisë, Qeveria Shqiptare dhe Bashkitë e kanë për detyrë që të mbrojnë çdo fëmijë nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi.

Boll me fjalë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

saranda15/07/2019 09:28

mesuesi nuk do arestuar.... por do varur ne publik.. dhe te gjithe ata qe mbyllin syte duan burg....

Daj Jaku12/07/2019 16:03

Sigurisht që nuk arrestohet mësuesi përdhunues, në arësim punojnë vetëm militantë të ripjerdhjes, sidomos në jug e në Gjirokastër. Shqipëria është ripjerdhur, të gjithë ministre o ministra janë këlyshët e byrosë dhe mpb-së ose fëmijët ilegjitimë të kurvave të tyre.

vera 12/07/2019 15:16

kuja!

Shto koment

Denonco