Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Apel i Policisë së Kosovës: Është zhdukur kjo vajzë shqiptare, na ndihmoni ta gjejmë! Elma Morina nga Prizreni

Apel i Policisë së Kosovës: Është zhdukur kjo vajzë shqiptare, na ndihmoni ta gjejmë!

11:34, 12/07/2019
A+ Aa A-

Policia e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, të ndihmojnë për gjetjen e një vajze 19 vje1#are e cila quhet Elma morina dhe është nga Prizreni.

Elma është konsideruar e zhdukur që nga 11 maji 2018 dhe nuk dihet asgjë për fatin e saj. Disa kohë ai komunikoi me familjen përmes rrjeteve sociale dhe pastaj, asnjë lajm prej saj.

Hetuesit më në fund siguruan lejen nga Prokuroria që ta bënin publike, emrin dhe fotografinë e saj si më sipër. Ja njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës për këtë rast:

Me datë 11 maj 2018 në Stacionin Policor Prizren është iniciuar rasti “Person i zhdukur” në bazë të deklaratave të familjarëve të cilët thonë se viktima Elma Morina nga Prizreni i vitlindjes 5.07.2000 është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe se nga ajo ditë ende nuk dihet asgjë për vendin ku ndodhet.

Sipas familjareve te viktimës e njëjta herë pas here ka komunikuar me familjaret e saj përmes rrjeteve sociale, mirëpo tash kohëve te fundit nuk ka komunikim fare.

Hetuesit Rajonal me qëllim të pranimit të informatave nga qytetarët, informata të cilat do të ndihmonin në zbulimin e vendndodhjes së personit të zhdukur, kanë siguruar Urdhëresë me shkrim nga Prokuroria për të bërë publike të dhënat dhe fotot e personit të zhdukur.

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, kërkon ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kenë ndonjë informatë sado të vogël ta informojnë stacionin më të afërt policor ose në telefon në numrin 192 rreth vendndodhjes së peronit me të dhënat dhe foton si në vijim:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco