Policia e Kosovës arreston dy serbë për spiunazh

Policia e Kosovës arreston dy serbë për spiunazh

07:23, 12/07/2019
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka arrestuar dy serbë nën dyshimet për “spiunim”. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë të mërkurën, në pikën kufitare te Dheut i Bardhë.

“Arrestimi është bërë gjatë kontrollit të një automjeti e tipit Ford Galaxy, të cilin e drejtonte personi i dyshuar mashkull/serb (i lindur në vitin 1959) dhe së bashku me të, si pasagjer ndodhej edhe personi tjetër, poashtu i dyshuar, mashkull/serb ( i lindur ne vitin 1978)”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Hoxha.

Ai më tutje shpjegon se pas vlerësimit të informacioneve dhe dokumenteve të gjetura tek personat e dyshuar, është njoftuar prokurori i shtetit dhe “pas konsultimeve të nevojshme dy të dyshuarit janë arrestuar dhe ndaj tyre është inicuar rasti si “spiunazh” konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës”

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin.

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, kërkoi lirimin e menjëhershëm të dy serbëve të arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kjo zyrë vlerëson se arrestimi ishte "një sulm ndaj popullit serb në Kosovë”./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco