190 mijë euro vjedhje në Gjermani/ Arrestohet në Itali 22-vjeçari shqiptar

190 mijë euro vjedhje në Gjermani/ Arrestohet në Itali 22-vjeçari shqiptar

20:07, 11/07/2019
A+ Aa A-

Një 22 vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët e Casalotit në Itali, pasi rezultonte në kërkim evropian për një sërë vjedhjes.

I riu akuzohet se ka kryer vjedhje të shumta në Gjermani midis 2016 dhe 2018.

Sipas mediave italiane, ai është përfshirë në 6 vjedhje dhe dy të tjera në tentativë me një vlerë totale prej 190 mijë eurosh, përveç dëmeve materiale të shkaktuara ndaj aktiviteteve sipërmarrëse të prekura me shumën e mbi 300 mijë euro.

Shënjestër e grabitjeve të tyre ishin kryesisht lojërat e fatit, ku grabiteshin paratë brenda makinerive.

Arrestimi i tij u bë gjatë një kontrolli rutinë në rrugë të policisë italëiane.

Tani pritet vendimi i gjykatës për ekstradimin ose jo të tij drejt Gjermanisë, ndërkohë emri i tij nuk bëhet ende i ditur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco