Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

FOTO-EMRAT/ Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, ja 3 të rinjtë e arrestuar

FOTO-EMRAT/ Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, ja 3 të rinjtë e arrestuar

18:38, 11/07/2019
A+ Aa A-

Karabinierët e Bassano del Grappa në Itai ka arrestuar tre të rinj shqiptarë si pjesë e një bande që merrej me shitjen e lëndëve narkotike në zonën e Milanos.

Sipas mediave italiane, në pranga kanë rënë: Emanuel Macaj, 31 vjeç, Gentin Kurtulla 27 vjeç dhe Xhovan Bela 25 vjeç, raporton Syri.net.

Policia bën me dije se hetimet filluan në shkurt të këtij viti, kur u denoncua vjedhja e një Audi S5. Ajo u vu menjëherë në ndjekje të makinës, që me shpejtësi tej normave të lejuara bënte manovra të shumta për t’i shpëtuar policisë.

Por rritja e forcave të policisë bënë të mundur kapjen e tyre dhe më pas nisën hetimet.

U provua se Audi S5 ishte vjedhur në Arcore më 4 tetor 2018.

Arrestimi

Angazhimi i forcave policore zbuluan vendqëndrimin e bandës. Ata rrinin në një garazh në Pero, që përdorej për të fshehur makinat e vjedhura që përdoreshin për të kryer krime.

Veprat penale

Të tre të arrestuarit  akuzohen për rezistencë ndaj policisë dhe lëndime të tyre. Vjedhja e makinave dhe ndërrimi i targave, mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit. Gjatë kontrollit u gjet dhe sekuestrua një pistoletë 7.65.

Trafikimi i drogës, rreth një kilogram marijuanë iu gjet në makinë, si dhe posedimin i pajustifikuar i disa mjeteve, që dyshohen se janë të vjedhura.

Bëhet e ditur gjithashtu se brenda në makinë u gjet edhe një skaner për frekuencat e policisë dhe një bllokues sinjali.

Image

Lajmi në mediat italiane:

https://vicenzasettegiorni.it/cronaca/i-carabinieri-di-bassano-arrestano-la-banda-di-albanesi-a-milano/

https://www.vvox.it/2019/07/11/banda-albanesi-arresto-bassano-vicenza-milano/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco