Arrestohet shoferi që aksidentoi rëndë 6 pasagjerët e tij në rrugën e Pogradecit Pamje nga aksidenti

Arrestohet shoferi që aksidentoi rëndë 6 pasagjerët e tij në rrugën e Pogradecit

11:53, 11/07/2019

Policia e Korçës njoftoi se ka arrestuar shoferin që shkaktoi plagosjen e 6 pasagjerëve në makinën e tij, në aksin Korçë-Pogradec. Ai është S.Ç, 34 vjeç, banues në Pogradec.

Policia tha se ky person më datë 10 korrik 2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”  ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë ky shtetas, si edhe 6 shtetas të tjerë pasagjerë në këtë mjet konkretisht: L.D, 39 vjeç, E.M, 45 vjeç, D.A, 23 vjeç, A.H, 26 vjeç, E.G, 40 vjeç dhe A.G, 49 vjeç, banues në Pogradec, nga të cilët dy shtetasit E.G dhe A.G, u dërguan në Tiranë në gjendjë të rëndë.

Të dëmtuarit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco