Vrau në bjeshkët e Tropojës  më 2018, arrestohet në Shkodër autori. Emri

Vrau në bjeshkët e Tropojës më 2018, arrestohet në Shkodër autori. Emri

10:26, 11/07/2019
A+ Aa A-

Eshte arrestuar në Shkodër autori i një vrasje në vitin 2018 në bjeshkët e Doberdolit në Tropojë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit T. B., ngjarje e ndodhur më datë 18.09.2018, në bjeshken e Doberdollit, Tropojë. Ai është Nik Lulashi,  55 vjeç.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për vrasje.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bazë informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, kapet dhe ndalohet në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, shtetasi i shpallur në kërkim: N. L., 55 vjeç, banues në Tropojë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit T. B., ngjarje e ndodhur më datë 18.09.2018, në bjeshken e Doberdollit, Tropojë.

Gjykata e Rrethit Tropojë me vendim nr. 35 datë 25.09.2018 ka caktuar masën sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arme?ve, arme?ve shpe?rthyese dhe i municionit” .

Ky shtetas do i dorëzohet shërbimeve të D. V. P. Kukës për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco