VIDEO/ Sekuestrohen 1324 rrënjë kanabis, 3 në pranga

VIDEO/ Sekuestrohen 1324 rrënjë kanabis, 3 në pranga

09:06, 11/07/2019
A+ Aa A-

1324 rrënjë kanabis janë sekuestruar në Bulqizë nga Policia.

3 persona janë arrestuar, pasi dyshohet se kishin kultivuar kanabisin me kubikë dhe më pas e kishin çuar në një zonë të pyllëzuar për ta mbjellë. Kanabisi ishte kultivuar në fshatin Ballaj të Martaneshit.

Kanabisi është gjetur në një zonë të pyllëzuar. Gjithashtu Policia ka zbuluar edhe një kallashnikov.

Kanabisi dyshohet se ishte çuar nga Tirana në Martanesh dhe ishte përgatitur për tu kultivuar në një zonë të pyllëzuar.

Policia vuri në pranga A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë, K.H,  25 vjeç, banues në Tiranë dhe O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ja njoftimi i plotë:

Bulqizë

Finalizohet me sukses operacioni policor "Ballenjë-2019" në kuadër të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, kubik ku ishin kultivuar fara cannabis sativa dhe bazë materiale që do shërbente për të kultivuar në tokë fidanët narkotikë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit , si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në malin e Ballenjës, njësia administrative Martanesh, disa persona po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike, nga ana e Komisariatit të Policisë Bulqizë, u organizuan shërbime sekrete, dhe si rezultat u finalizua me sukses operacioni policor "Ballenjë-2019" , duke arrestuar në flagrancë shtetasit :

A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë.

K.H, 25 vjeç, banues në Tiranë.

O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

•Një armë zjarri automatik model 56, me 30 fishek

•1324 kubik(gota plastike), të mbjella të dyshuara me fara cannabis sativa

•Vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve që u gjetën në gotat plastike.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhim dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" kryer në bashkëpunim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco