Vidhnin miliona nga  bizneset dhe bankat në Tiranë, operacion policor për arrestimin e dy mashtruesve M.J, ka përvetësuar në 2 automjete, pronë e një banke, për të cilat kredinë e paguanin N.SH dhe O.SH.

Vidhnin miliona nga bizneset dhe bankat në Tiranë, operacion policor për arrestimin e dy mashtruesve

13:25, 10/07/2019

Policia e Tiranës njoftoi se kreu  operacionin e koduar “Përsëritësi", operacion nga Krimi Ekonomik në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Në pranga ranë 2 persona që mashtronin me kontrata fiktive dhe grabisnin qindra milionë euro nga biznese dhe banka. Atyre iu sekuestruan dy automjete të tipeve të ndryshme dhe kontrata shitblerjeje.

Të arrestuarit janë:

M. J., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë tre herë për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë me mallra për të cilët paguhet akcizë dhe F. I., 45 vjeç, banues në Tiranë.

M. J. dhe F. I. janë ndaluar pasi kanë bërë një kontratë fiktive.

M.J. i ka shitur shtetasit F.I. me kontratë fiktive, 1 milion lekë të vjetra për një pronë, objekt shtypshkronjë me adresë në qytetin e Tiranës, biznes i cili ka një xhiro mujore rreth 100 milion lekë duke fshehur të ardhurat, kryer me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi i një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se 8 milionë lekë.

M.J, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme dy automjete, pronë e një banke të nivelit të dytë, për të cilat kolateralin dhe kredinë e paguanin shtetasit N.SH dhe O.SH.

Gjithashtu shtetasi i dyshuar M. J. ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme, xhiron mujore të një biznesi të shtetases O. Sh, në vlerën rreth 55 milionë lekë të reja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Vjedhje në shuma të mëdha", “Vetëgjyqësi” në ngarkim të M. J dhe "Fshehje të ardhurave kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasit F. I.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco