Vendi në pasiguri totale, 50-vjeçari vritet me bukë në dorë, plagosen 7 të tjerë

Vendi në pasiguri totale, 50-vjeçari vritet me bukë në dorë, plagosen 7 të tjerë

16:33, 04/07/2019
A+ Aa A-

Një person u vra mesditën e sotme në qytetin e Kavajës pas një konflikti mes disa të rinjve, për gërvishtjen  e makinave.

Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe tre persona që ndodheshin në lokal, të cilët nuk kishin lidhje me autorët.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:30 në lagjen numër 2, ku viktima Ramazan Hasanlliu, rreth 50 vjeç, u qëllua teksa po kthehej në banesën e tij me një qese me bukë në dorë.

Dëshmitarët, por edhe policia shprehen, se viktima nuk ishte i përfshirë në konflikt, pasi ka qenë kalimtar në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, nga të shtënat janë 7 të plagosur të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri prej tyre i cili është në gjendje më të rëndë është transportuar në Spitalin e  Traumes në Tiranë.

Po ashtu, mësohet se personat e plagosur, 5 prej tyre janë kalimtarë, ndërsa 2 janë pjesë e dy grupeve që kanë bërë përplasjen. Të plagosurit janë Sali Mekja, Rustem Dedaj dhe Arben Ajdini. 

Dy autorët janë dy vëllezër, Erald dhe Eljo Hyka.

Si ndodhi vrasja?

Ata kanë qenë në një automjet në momentin kur janë përplasur me shtetasin Rustem Dedej, Elio dhe Erald Hykaj, të cilët ndodheshin në makinën tjetër.

Plumbat e armës së Marjus Aliajt kanë goditur 50-vjeçarin, ndërsa të shtënat e palës tjetër kanë plagosur shtetasin Arben Hajdini, Sali Mekja dhe Rustem Berberi, të cilët ndodheshin në një lokal.

Sherri për gërvishtjen e makinës

Sipas dëshmive dhe provave të mbledhura pikënisja e konfliktit ka qenë fërkimi i automjeteve të dy palëve, vëllezërve Alia dhe tre personave të tjerë.

Pasi kanë prekur makinat, gjatë lëvizjes në lagjen numër 2 të dy palët kanë zbritur dhe janë konfliktuar verbalisht për disa minuta. Më pas ata kanë shkuar në banesat e tyre ku kanë marrë armët dhe janë rikthyer në vendin e ngjarjes një orë pas konfliktit të parë.

Përplasja ka vijuar për disa minuta dhe dy grupet në konflikt janë ndjekur me njëri-tjetrin nga zona ku ka mbetur i vrarë 50-vjeçari.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 4 armë zjarri dhe ka bllokuar dy automjeteve që i përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar mes tyre.

E gjithë ngjarja, që ka tronditur qytetin e Kavajës por edhe mbarë opinionin publik, tregon më së mirë nivelin e sigurisë në vend... /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco